Një lajm i mrekullueshëm për adhuruesit e fotografimit me celular, pasi Nokia ka prezantuar telefonin e mençur me kamerë me rezolucion prej 41MP, modelin 808 PureView. Edhe pse një kamerë të tillë do të dëshironit ta shihnit në sistemin operues Windows Phone, kjo Nokia prapë punon në sistemin operues Symbian Belle, për çka shumë blerës potencialë do t’i largojë nga blerja e kësaj pajisjeje.
Sa u përket opsioneve harduerike, Nokia 808 PureView punon me procesorin 1.3GHz, ka 512MB RAM memorie dhe 16GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave. Diagonalja e ekranit është 4 inç me rezolucion 640×360 piksel, ndërsa ekrani është i mbrojtur me xham Gorilla Glass.
Opsionet tjera përfshijnë mbështetjen për WiFi, Bluetooth 3.0 dhe NFC. Duhet përmendur se edhe përkundër kamerës prej 41MP, sensori në këtë kamerë lidh informatat e fotografisë nga 7MP dhe i lidh në një, me çka fitohen fotot me rezolucion 5MP, të cilat kanë kualitet më të lartë. Nokia 808 PureView në treg del gjatë muajit maj./zeri/kekompjuter/
Post a Comment