Edhe pse Microsoft vitin e kaluar e ka blerë Skype, është interesant se pronarëve të platformës së tyre mobile Windows Phone, ky program tejet i popullarizuar VoIP, deri më tani nuk ka qenë në dispozicion. Nga kjo kompani disa herë kanë folur se si Skype për Windows Phone do ta prezantojnë së shpejti, ndërsa tani më në fund është në dispozicion edhe versioni testues i këtij aplikacioni për telefonat Windows.
Ky version i Skype, mundëson të gjitha opsionet më të rëndësishme me të cilat jemi mësuar nga Skype mobil, kështu që përmes tij është i mundur telefonimi përmes Wi-Fi dhe 3G dhe natyrisht mundësohen edhe video-thirrjet drejt vijave mobile dhe fikse.
Edhe pse bëhet fjalë për versionin testues, ata që tashmë e kanë përdorur këtë aplikacion, thonë se nuk kanë pasur kurrfarë problemi me përdorimin e tij dhe nuk është shënuar asnjë problem me performacat e tij. Duket se problemi më i madh për momentin, është se thirrjet mund të pranohen vetëm kur aplikacioni është aktiv dhe jo kur punon në prapaskenë. Versionin final të Skype për Windows Phone, e presim gjatë muajit prill./zeri/kekompjuter/
Post a Comment