Pasi një vit më parë Nokia e ka refuzuar Symbian dhe si sistem operues në të cilin do të bazoheshin në të ardhmen ka zgjedhur Windows Phone 7, duket se në këtë kompani tani po përgatiten në hapin e radhës – tablonë, e cila do të bazohet në sistemin operues Windows 8.
Informatat rreth kësaj pajisjeje tashmë një kohë sillen në internet, por tani është konfirmuar se kjo tablo do të jetë e gatshme për fundin e vitit. Nga opsionet e njohura të kësaj tabloje, është procesori me dy bërthamë Snapdragon dhe do të ketë ekran me diagonale 10 inç.
Duke marrë parasysh se numër gjithnjë e më i madh i kompanive mobile po prezanton edhe tablo, ky hap i Nokias duket logjik dhe disa mendojnë se kjo pajisje do të tërheqë blerës të shumtë, pikërisht për faktin se punon në Windows./zeri/kekompjuter/
Post a Comment