Pasi kanë marrë një pjesë të Ericsson-it në kompani të përbashkët, Sony vazhdon me zhvillimin e telefonave të mençur Xperia, por tani nën brendin e vet, dhe kështu të martën kanë prezantuar modelin Sola. Ky Smartphone është specifik për atë se mbështet të ashtuquajturin navigacionin “Floating Touch”, që mundëson sërfimin në internet pa prekje të ekranit – mjafton që vetëm gishtat të vendosen para ekranit dhe ata veprojnë si kursor.
Sa i përket opsioneve të këtij telefoni, bëhet fjalë për një pajisje që punon në sistemin operues Android, ka ekran 3.7 inç Reality Display me rezolucion 480 x 854, punon në procesorin 1GHz me dy bërthamë dhe ka mbështetjen për NFC. Posedon dy kamera, atë në pjesën e përparme 1.3 MP dhe atë në pjesën prapa 5 MP, derisa kapaciteti i memories është 8GB, me mundësi të rritjes përmes kartelës microSD.
Edhe pse në fillim do të shitet me versionin e vjetër të Androidit, atë 2.3, gjatë verës mund të presim integrimin e sistemit operues Ice Cream Sandwich. Xperia Sola vjen me dy NFC SmartTag standarde, të cilat thjeshtësojnë përvojën e përditshme të përdorimit. Me prekjen e Smartphone-it NFC Android në SmartTag, iniciohet profili i para-instaluar në Smartphone.
Dy SmartTag që vijnë me Xperia Sola, mund të personalizohen me më së shumti 10 komanda. Posa ky telefon të nxirret nga kutia, njëri është i gatshëm për përdorim gjatë ditës, si dhe kyçja e Wi-Fi-s dhe lëvizja e lajmeve të Google-s dhe aplikacioneve që tregojnë prognozën e motit, ndërsa tjetri për dhomën e gjumit, sepse përfshin alarmin dhe në mënyrë automatike e ul zërin.
Xperia Sola mbështet edhe bashkimin e NFC-ve, duke u mundësuar përdoruesve që të kënaqen në lidhje të shkëlqyer me Smaprtphone-t e tjerë NFC, aplikacionet dhe shërbimet pasi dy telefonat të lidhen. Ky telefon gjithashtu ka qasjen direkte në Sony Entertainment Network, teknologjinë e zërimit xLOUD i 3D Surround, e shumëçka tjetër. Dalja e tij në treg pritet gjatë muajit të ardhshëm, ndërsa çmimi i tij ende nuk dihet./zeri/kekompjuter/
Post a Comment