Taktikat e gjertanishme dështuan kështu që gjiganti i internetit është duke menduar për diçka të re: padi për shkak të shkeljes, përdorimit pa leje të patentave.
“Yahoo”, siç njoftojnë mediet e huaja, e ka në plan ta detyrojë kompaninë e Mark Zuckerberg-ut për pagesën për licencimin e 10 deri 20 patentave që përfshijnë hapësirën e reklamimit, personalizimit të ueb-faqeve, rrjeteve shoqërore dhe shkëmbimit të porosive.
Në mesin e tyre gjenden edhe disa nga patentat e para “të krijuara” nga ana e “Yahoo-s”. Por deri te numri dukshëm më i madh i patentave erdhi “Yahoo” në vitin 2003 me blerjen e kompanisë “Overture”, e cila në atë kohë për shkak të tyre paditi në gjykatë “Google-n” dhe kompanitë tjera.
Ose pagesën, ose padinë
Bisedimet me “Facebook”-un kanë nisur ditë më parë. “Yahoo” kërkoi pagesën e shumës së caktuar, në të kundërtën pason padia.
“‘Yahoo’ ka detyrim ndaj aksionarëve të saj, të punësuarve dhe akterëve tjerë. Duhet ta mbrojë pronën e saj intelektuale”, njoftoi “Yahoo” në deklaratën për publik. Në “Facebook” pohojnë që “Yahoo” kontaktoi me ta ditën e njëjtë kur lajmi doli në medie por nuk arritëm në saktësi të kuptojnë se për çka bëhet fjalë.
Luftëra për patente nuk është lajm i ri në fushën e teknologjisë. Betejat më të ashpra dhe më të shpeshta momentalisht bëhen rreth telefonave të mençur. “Google” vitin e kaluar i pagoi 12.5 miliardë dollarë kompanisë “Motorola Mobility”, që të mundë ta arrinte portofolin e tij të patentave.
Planifikim i mirë
Duket se ky hap i “Yahoo-s” është i rëndësishëm për linjën e tij të re, të rrjetit shoqëror. “Yahoo” e ka planifikuar mirë këtë gjë dhe është në rrugë të drejtë, ndërsa “Facebook” gjendet në mes të përgatitjeve për bursën publike për shitjen e aksioneve të tij dhe nuk i nevojitet, pra vetëm që do t’i shkaktonte dëm paraqitja e emrit të saj në medie dhe marrja me padi në gjykata.
Për vlerën e patentave të cilat “Yahoo” i ka në pronësi është filluar të flitet që nga viti i kaluar, kur filluan të paraqiten spekulimet për shitjen e departamentit të caktuar në kompani. Është e mundshme që së shpejti në cak të saj të gjenden edhe kompanitë tjera teknologjike të cilat merren me telekomunikim dhe shërbime të internetit./zeri/kekompjuter/
Post a Comment