Postimet e fundit :

Anonymous-ët kërcënojnë shkatërrimin e internetit


Grupi i hakerëve Anonymous, siç thonë kanë zhvilluar një super-virus i cili është rezistues ndaj të gjitha programeve ekzistuese anti-virus, ndërsa përhapet me shpejtësinë e cila nuk mund të përcillet. Në porosinë të cilën e kanë postuar në ‘YouTube’, ata kërcënojnë: “Na pritni! Virusi ynë më 16 prill do ta shkatërrojë internetin!

Ekspertët tanë para 6 muajsh kanë zhvilluar një virus kompjuterik i cili në tërësi është rezistues ndaj çfarëdo programi ekzistues anti-virus në botë. Sot me siguri mund të themi se Anonymous është në pronësi të virusit të ‘gjeneratës së re’, i cili mund të përhapet dhe riprodhohet me shpejtësi të jashtëzakonshme.

Sipas tyre, bëhet fjalë për virus ‘trojan’, i cili do të futet në datotekat muzikore dhe të fotove, kështu që vështirë do të vërehet. Datoteka të tilla Anonymous brenda 13 ditëve, pra më 16 prill, do t’i postojnë në të gjitha rrjetet sociale por edhe përmes e-mail-it.

Siç thonë ata, mjaftojnë të ‘infektohen’ vetëm 300 persona, të cilët më pas datotekat do t’ua dërgojnë miqve të tyre dhe virusi brenda disa orëve do të përhapet në mbarë botën.

Sapo kompjuteri juaj të infektohet, Anonymous do ta kenë kontrollin mbi funksionimin e ueb-shfletuesit tuaj, pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për Mozilla, Internet Explorer, Chrome apo ndonjë tjetri./zeri /kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter