Postimet e fundit :

Sony Bloggie Sport, kamera që reziston ujin dhe baltën


Kompania Sony sapo e ka nxjerrë në treg kamerën Bloggie Sport. Kjo pajisje është paralajmëruar në panairin ‘Consumer Electronic Show’ në fillim të këtij viti dhe sjell karakteristika të cilat deri më tani nuk janë parë kur bëhet fjalë për pajisje të tilla.

Kjo kamerë do të punoj edhe nëse u bie në baltë apo ujë të cekët. Po ashtu, kjo kamerë është rezistuese edhe ndaj veprimit të pluhurit, ndërsa nëse bie në ujë, mund të qëndroj në thellësi 5 metra për një orë.

Bëhet fjalë për një pajisje e cila u sugjerohet atyre që janë adhurues të aventurave dhe që duan të shënojnë momente nga përvoja e tyre aventureske. Ndër karakteristikat e tij janë edhe mundësia e xhirimit të videove në formatin 1080p HD dhe njëherit duke realizuar edhe foto me rezolucion 5MP.

Ekrani i saj 2.7 inç, mbetet operues edhe kur qëndron nën ujë për një orë. Pra ju mund të realizoni video apo foto edhe kur zhyteni nën ujë. Ekrani LCD i ndjeshëm në prekje është mjaft i madh për të shikuar video dhe foto.

Pastaj aty është edhe procesori 1GHz Qualcomm MSM7227A SoC, porti për USB, ai HDMI, që ju mundëson këmbimin e fotove dhe videove kur jeni të lidhur me internet, pastaj 4x Digital Zoom, detektimin e fytyrës, stabilizimin e fotos dhe bateri jetëgjatë.

Procesori: Qualcomm MSM7227A SoC

Kamera: 5 MP

Memoria: 4GB

Audio: USB, HDMI

Rezolucioni: 1280x720 piksel / zeri / kekompjuter /
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter