Postimet e fundit :

AOL-i ia shet 800 patente Microsoftit



AOL-i dhe Microsoft kanë paralajmëruar nënshkrimin e marrëveshjes përfundimtare me të cilën Microsofti do të marrë më shumë se 800 patente dhe aplikacione patentash të AOL, e cila për to do të marrë 1,065 miliardë dollarë.

Përveç kësaj, si pjesë e marrëveshjes, Microsofti po ashtu do të marrë edhe licencën jo-ekskluzive për 300 patente tjera të mbetura, ndërsa AOL do të mbajë lejen për një pjesë të rëndësishme të pronës së vet intelektuale që përfshin reklamimin, kërkimin, gjenerimin dhe menaxhimin e përmbajtjeve, rrjetëzimin social, mapimin, multimedian, streamingun, sigurinë dhe shumë të tjera.

Me këtë hap AOL dëshiron që një pjesë të parave t’ua kthejë aksionarëve të vet, por edhe të blejë kohë për ndërtimin e një modeli të ri afarist i cili me siguri do t’i largojë pak nga web infrastruktura. / koha / kekompjuter /

Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter