Postimet e fundit :

Wikipedia e lë Google Maps


Google në mars ka filluar t’u kërkojë pagesë përdoruesve të mëdhenj për qasjen në API të Maps të vet.

Wikipedia i është bashkangjitur numrit gjithnjë më të madh të kompanive të cilat kanë vendosur të zëvendësojnë  Google Maps në shërbimet  veta me OpenStreetMap.

Ky vendim është marrë pasi që Google në mars ka vendosur që përdoruesit e vet të mëdhenj të paguajnë për qasjen e tyre në API-n Maps, i cili deri atëherë ishte pa pagesë. Google kërkon pagesë në mes 4 dhe 10 dollarëve për çdo 1.000 lexime shtesë të faqeve përmes së cilave Google Maps lexon më shumë se 25.000 në ditë.

Prandaj Wikipedia ka vendosur ta zëvendësojë Google Maps me OpenStreetMap, e cila shpesh quhet Ëikipedia për harta .

Vendime të ngjashme kanë marrë edhe Foursquare, që në shkurt ka deklaruar që Google Maps API do ta zëvendësojë me OpenStreetMap dhe Apple, që po ashtu për nevojat e aplikacionit të vet iPhoto në iPad dhe iPhone ka vendosur të kalojë në OpenStreetMap. /koha/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter