Postimet e fundit :

Aplikacioni që ju tregon ku gjenden femrat


Aplikacioni “The Girls Around Me” shfrytëzon të dhënat nga “Foursquare” dhe “Facebook-u” në mënyrë që pronarit të celularit automatikisht t’i tregojë ku gjenden më së afërti, në rrethinën e tyre, personat e gjinisë femërore.

Ky aplikacion fillimisht është bërë për “Foursquare”, të cilin e bllokoi pasi që u ballafaqua me shumë kritika për shkak të shkeljes së privatësisë dhe rrezikimit të mundshëm të sigurisë së përdoruesit.

Të dhënat që janë në dispozicion

Kështu në fabrikën ruse “i-Free Innovations”, programerët e të cilëve e kanë bërë aplikacionin e diskutueshëm, pohojnë që kanë shfrytëzuar vetëm të dhënat që janë në dispozicion për publikun e gjerë dhe ofruan funksionet e njëjta sikur edhe numri i madh i aplikacioneve tjera.

Kanë dashur të bëjnë aplikacionin i cili mundëson gjetjen më të lehtë të vendeve të popullarizuara, në të cilat mblidhen shumë njerëz, si dhe ku gjenden femrat. Ata potencojnë që aplikacioni nuk lejon shfrytëzimin anonim, dhe kushdo që dëshiron ta përdorë atë duhet të jetë përdorues i regjistruar në “Foursquare” dhe të kyçet.

Është e pamundur të kërkohet dhe të përcillet personi konkret. Të tërën që “The Girls Around Me” mundet, pohojnë zyrtarët e kompanisë që e kanë bërë, është e ngjashme sikur të shikohet prej dritareve të kafeneve. Kënd e keni parë duke kaluar, e keni parë.

Porositë, vetëm nëpërmjet “Facebook-ut”

Ky aplikacion nuk ofron, pra, më shumë informacione sesa ato të cilët vetë përdoruesit i lejojnë në dispozicion në llogaritë e tyre në rrjetet e caktuara dhe nuk ofron më shumë mundësi sesa vetë “Foursquare”.

Porositë private është e mundshme t’i dërgoni vetëm nëpërmjet “Facebook-ut”, jo nëpërmjet aplikacionit, dhe personi i caktuar do t’i pranojë vetëm nëse e ka në mënyrë adekuate t’i vëna parametrat e sigurisë.

Për këtë, konsiderojnë nga kjo kompani, gabimisht është përshkruar dhe se janë përzgjedhur njerëz “viktima” që të nxitet diskutimi lidhur me pyetjet që kanë të bëjnë me të drejtat e privatësisë.

Ky aplikacion është në dispozicion qe disa muaj. Deri më tani është shkarkuar më shumë se 70 mijë herë, ndërsa rusët pohojnë që deri më tani është shumë mirë i pranuar nga masa e gjerë dhe se ata nuk kanë vërejtje./zeri/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter