Postimet e fundit :

Së shpejti konsolat e reja të lojërave


Konsola e lojërave e “Sony-t” e gjeneratës së re, flitet, që nuk do të “lexojë”, nuk do të mund të luhen në të lojërat për PS3. Spekulimi i njëjtë, siç njoftojnë mediet, është paraqitur edhe për pasardhësin e Microsoft Xbox 360.

Pra te dyja këto konsola nuk do t’i pranojnë lojërat e vjetra apo do ta kufizojnë lojën e tyre. Përveç, natyrisht, nëse pronari i saj nuk është i gatshëm të ndajë edhe një shumë të caktuar të parave për lojën të cilën tashmë e kishte blerë më parë.

Pasardhësi i Xbox-it, që ka emërtimin e koduar “Durango”, po ashtu si pasardhësi i PS3 me emrin e koduar “Orbis” do të paraqitet në fund të vitit 2013. Marrë parasysh që Nintendo Wii U në atë kohë do të gjendet në treg, mund të jemi dëshmitarë të luftës ndërmjet titanëve të konsolave se kush do të bëjë për vete më shumë lojtarë.

“Nintendo” konsolën e tij të gjeneratës së re e ka në plan që ta prezantojnë deri në fund të këtij viti. Do ta ketë kontrollorin me ekranin e ndjeshëm në prekje, kështu që do të jetë interesant të shihet si do të reagojë “Sony” nëse dy rivalët e tij kryesor do të vendosin të nisen në rrugën e njëjtë.

Nëse këto fjalë janë të sakta, fituesi më i madh do të mund të jetë kompania “AMD”. Tashmë është konfirmuar që Radeon-i i tij do të vendoset në Wii U./zeri/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter