Postimet e fundit :

Australia prin me OLPC



Programi OLPC i menduar si rast për fëmijët e varfër në zonat e lëna të rruzullit tokësor qysh prej fillimit ka vluar nga problemet – prej vonesës së prodhimit, performancave të këqija, mospajtimeve rreth nënshtresës softverike, çmimit dyfish më të lartë se ai i proklamuar dhe shumë gjërave të tjera. Pas të gjitha këtyre dhe liferimit të sasive të mëdha të OLPC XO në vendet më të largëta dhe më të varfra të botës, del që edhe kur të varfrit dhe mësuesit e tyre më në fund e fusin në dorë këtë laptop – thjesht nuk dinë se ç’të bëjnë me të. Nuk ekziston kurrfarë programi mësimor i cili do të shfrytëzonte përparësitë e shfrytëzimit të kompjuterit në ndonjë rajon të largët peruan ose afrikan dhe në fund del që OLPC është bërë qëllim më vete për vetveten e tij – u ndahet nxënësve dhe mësuesve ndërsa mësimi sikurse edhe deri më tani – bëhet në dërrasën e zezë të improvizuar me shkumës mësohen germat.

Mirëpo, kuptimin në këtë projekt e fut kush tjetër pos Australia e pasur, në të cilën ekziston OLPC projekti kombëtar, madje qysh prej vitit 2006 dhe i cili shtet u ndan OLPC nxënësve të varfër në zonat e largëta të këtij shteti të madh. Organizata OLPC e këtij vendi bëhet kështu e para që ka nisur realizimin e kornizës arsimore “One Education” që përqendrohet rreth kompjtuerit OLPC XO dhe përfshin ligjëratat për nxënësit për teknologjinë dhe rregullimin në terren të kompjuterëve XO. Sipas Computerworldit, sukseset e Australisë që të realizojë një kurikulum rreth kompjuterëve që tanimë nuk janë qëllim më vete ishin “impresive.

Përndryshe, Australia është tani për tani e vetmja që ka arritur të nxjerrë diçka të dobishme për nxënësit e vet nga projekti OLPC./koha/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter