Postimet e fundit :

Celulari më i sigurt në botë


Telefoni celular Enigma Tripleton E2 nuk është sikur telefonat tjerë. Në të nuk do të mund ta shkarkoni dhe luani lojën “Angry Birds” as të incizoni video në rezolucionin 1080p. Diçka tjetër e bënë të veçantë.

Telefoni ofron diçka për çka janë të gatshëm shumica të paguajnë, “thirrjet e mbyllura”, në të cilat sipas pohimeve të prodhuesi, është e pamundur të futet. Përndryshe, prodhuesi i këtij celulari “IntSec” pohon se pikërisht për këtë Enigma E2 është celulari më i sigurt momentalisht në botë.

Me rastin e thirrjes së telefonit tjetër Enigma E2 e shfrytëzon SIM kartelën shtesë e cila dërgon kodin e vërtetimit i cili përbëhet nga vargu i madh i numrave të cilat është vështirë po thuajse e pamundur të parashikohen pasi që ekzistojnë 10 në 77 kombinime të mundshme kështu që askush “në mes” nuk do të mund të dëgjojë thirrjen tuaj, përgjojë.

Me këtë telefon që kushton 1.600 euro, nuk do të mund ta merrni kamerën prej 3-megapikselë, Bluetooth, MP3 player, e-mail apo shfletuesin e internetit. Këtu gjendet edhe microSD kartela me të cilën mund ta rrisni hapësirën për të dhëna nga 2 GB në 8 GB.

Ekrani i këtij telefoni është më ngjyra me madhësi prej 2.4 inç me rezolucion prej 240x320 pikselë. Enigma Tripleton E2 punon në GSM (900/1800/1900MHz) rrjetet./zeri/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter