Postimet e fundit :

Çka është duke na përgatitur tani “Apple”?


Kompania e mirënjohur “Apple”, së paku sipas informacioneve të fundit, së shpejti do të prezantojnë kompjuterin e ri portativ, 4G telefonin dhe televizorin me asistentin virtual, atë “Siri”.

Këto pajisje do të arrijnë në treg në fund të vitit 2012 dhe në fillim të vitit 2013. Kështu gjithnjë e më shumë na intereson se çfarë karakteristika do të ketë iPhone i ri, sidomos pasi që shumica janë të zhgënjyer me versionin 4S, të prezantuar në fund të vitit të kaluar.

Tani është duke u spekuluar që iPhone 5 do të jetë telefoni i parë nga “Apple” me mundësin e lidhjes në 4G LTE rrjetin, që do të thotë transmetim shumë më i shpejtë i të dhënave në krahasim me versionin e tanishëm 3G.

Po ashtu flitet edhe për ekranin më të madh nga 3.5 në 4 inç, derisa për memorien, shpejtësinë e procesorit dhe detajet e ngjashme ende nuk dihet edhe aq. iPhone 5 sipas disa burimeve të afërta me kompaninë “Apple” do të prezantohet në fund të muajit shtator.

MacBook Pro i ri

Ajo që shumë adhurues të prodhimeve të “Apple-s” do t’i gëzojë është MacBook Pro i ri. Përndryshe, versioni i ri i laptopit do të jetë më e lehtë dhe më e hollë se sa gjenerata e tanishme dhe do të vijë në dy madhësi, me ekranet me 13 dhe 15 inç.

Sipas njoftimeve, do t’i ketë procesorët katërbërthamësh të “Intel-it” të gjeneratës së fundit, derisa në dizajnë asgjë nuk do të ndryshojë. Sa i përket dallimeve ndërmjet MacBook të ri dhe atij të vjetër do të jenë këto.

Derisa dimensionet e atij të vjetrit kanë qenë 2.41x36.4x24.9 centimetra dhe peshonte 2.54 kilogramë, dimensionet e të riut ende nuk dihen po thuhet që do ta ketë peshën prej rreth 2 kilogramë.

Ekrani i të vjetrit ishte me 1.440x900 pikselë, derisa i riu është e mundshme ta ketë 1.600x1.200 pikselë. Derisa çmimi i gjeneratës së tanishme është 1.770 euro, ajo e reja do të sillet rreth 2.000 euro.

Televizori i “Apple-s”

Ndoshta bujë më të madhe do të shkaktojë “televiziori i Apple-s”, të cilin shumica e presin në fund të vitit të ardhëm. Ekzistojnë disa informacione lidhur me këtë pajisje, por dihet edhe që “Apple” është duke folur me të gjitha rrjetet e mëdha televizive për llojin e ri të shërbimit.

Kjo me siguri do të përfshijë blerjen e programit të ngjashëm sikur që bëhet me muzikën nëpërmjet iTunes.

Natyrisht, “Apple” do të sigurojë edhe harduerin dhe për këtë shërbim LCD ekranet do t’i prodhojë “Sharp”, ndërsa ky televizori do të përmbajë edhe softuerin sikur ai në tablo dhe në telefona. Kjo do të thotë që përdoruesit mund të flasin me asistentin virtual, atë “Siri“. Ky shërbim do të duhet të jetë në dispozicion në vitin 2013.

Pajisja e re misterioze

Në disa ueb-sajte është paraqitur informacioni që “Apple” do të prodhojë pajisje plotësisht të re me ekranin prej pesë inçësh. Për tani spekulohet se bëhet fjalë për telefonin më të madh apo tablonë më të vogël, derisa disa medie ofrojnë informacionin që ku do të jetë teledirixhuesi për televizor./ zeri / kekompjuter /
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter