Postimet e fundit :

Facebook parandalon vetëvrasjen


Rrjeti shoqëror “Facebook” është në zhvillim e sipër të programit për ndihmë njerëzve që mendojnë të bëjnë vetëvrasje, tha përfaqësuesi i këtij rrjeti, Frederik Volens.

Ai paralajmëroi që “Facebook” me kompanitë tjera të internetit dhe ekspertët janë duke punuar në zhvillimin e metodave për parandalimin e vetëvrasjes.

Volens nuk e zbuloi se me cilat kompani “Facebook” është duke bashkëpunuar, por tha se puna e përbashkët filloi që nga janari i vitit 2011.

“Rezultatet e punës sonë të përbashkët mund në të ardhmen t’i shfrytëzojnë edhe kompanitë tjera të internetit”, tha Volens.

Marrë parasysh se vetëvrasësit potencial ndonjëherë në profilet e tyre në “Facebook” i paralajmërojnë qëllimet e tyre, ky program mund të jetë shumë i dobishëm./zeri/ kekompjuter /
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter