Postimet e fundit :

Shtatë mëkatet e Facebook-ut


Meshkujt kanë përpiluar një listë të ‘shtatë mëkateve vrastare’ të cilat femrat i bëjnë në rrjetet sociale. Dhe femrat e kanë mundësinë që ta shohin nëse edhe ato kanë bërë mëkate të tilla.

1. Spiunazhi

Femrat shpesh shndërrohen në spiune dhe agjente të CIA-s dhe gjurmojnë nëpër profilet e meshkujve në të cilët kanë hedhur shikimin. Kërkojnë foto, komente, video, postime apo çfarëdo ‘ndyrësire’ nga e kaluara, për të cilat mund të shkaktojnë dramë. Meshkujt i porosisin: "Po të ekzistonte ndonjë sekret i caktuar për të cilin nuk do të doja ta dish, me siguri se nuk do ta postoja në profilin tim në Facebook!”.


2. Duck Face

Shumica e meshkujve nuk gjen kuptim në vendosjen e mijëra ‘fotove të kota’, posaçërisht ato ku puthen. Poza "Duck face" në foto, e edhe më keq direkt, është në rangun e operacioneve plastike – tepër false dhe plotësisht e panevojshme! Çfarë ka ndodhur me buzëqeshjen natyrale?.

3. Postimi i vazhdueshëm

Me siguri se jeni të njoftuar me sindromën e postimeve private-publike, çfarë kam ngrënë, sa gjatë kam fjetur, pse alarmi i orës nuk ka rënë, e të ngjashme. Nëse je ti njëra prej këtyre personave që e kanë nevojë e njoftimit të miqve të saj të internetit rreth të gjitha situatave që u kanë ndodhur, ndërprite menjëherë. Askujt nuk i intereson pse postieri i ka rënë ziles në orën 8 të mëngjesit dhe me cilin llak i ke lyer thonjtë.

4. Statuset rreth padobive të meshkujve

Me siguri në mesin e miqve tuaj ke një feministe të ashpër, e cila vazhdimisht lufton për të drejtat e femrave dhe për këtë arsye pështyn meshkujt. Ofendimi dhe mospërfillja e meshkujve në rrjetet sociale, është papjekuri dhe plotësisht e papranueshme për një femër e cilësdo moshë! Është tmerrësisht poshtëruese për një vajzë kur në statuset e saj shkruan se meshkujt janë derra, gënjeshtarë dhe mashtrues. Mos i fut të gjithë në një kosh, posaçërisht jo në një mënyrë të tillë të papjekur – publikisht para 300 miqve tuaj.

5. Albumet me tituj: "Unë, unë dhe vetëm unë!

Asnjë mashkull nuk dëshiron të dalë me një femër e cila ka me mijëra foto vetëm të saj dhe të gjithë meshkujt mundohen t’i shmangin femrat egoiste dhe që e pëlqejnë veten, të cilat vazhdimisht postojnë foto të vetes së tyre në poza të ndryshme dhe kombinime të veshjeve. Vërtetë është pikëlluese kur një vajzë në profilin e saj nuk ka asgjë tjetër përveç fotove të saj. Në bazë të kësaj vihet në përfundim se ajo fare nuk ka miq, çka nënkupton se nuk është e shoqërueshme.

6. Botimi i fotove ‘tona’, edhe pse ‘ne’ nuk ekzistojmë

Ndryshimi parakohe i statusit të lidhjes dhe vendosja e fotove të përbashkëta të profilit pas vetëm disa daljeve së bashku, është dëshpëruese. Durim e dashur, të gjitha do të vijnë në vendin e tyre me kohë.

“Njëherë një femër pas vetëm tre takimeve ka shkruar në Facebook se jemi në lidhje dhe e ka vendosur foton e tonë në profil dhe natyrisht më ka bërë ‘tag’-e. Jam çmendur, sepse e para nuk ishim në lidhje dhe e dyta, unë asnjëherë nuk ia kam përmendur lidhjen, sepse kam dalë me vajza të tjera – natyrisht postimi nga ana e saj e fotos sonë, vetëm më ka krijuar probleme, sepse të gjithë kanë menduar se jam mashtrues dhe gënjeshtar”, ka treguar një përdorues i Facebook-ut.

7. Porositë që të thyejnë zemrën dhe urimet përcjellëse të botuara në murin e tij

Asnjë mashkull nuk dëshiron të shokët e tij të lojës dhe kolegët e punës të dinë se ai për ty është një ‘llokum’, ‘zemrush’, shpirtush’, ‘karamele’, etj, e posaçërisht kur ti çdo dit i shkruan në murin e tij përkrah mijëra urimesh dhe porosish.

"Pasi e dashura ime, tani ish e dashura, në ‘mur’ ka shkruar se mezi pret ta shoh ‘peshkun’ e saj në mbrëmje dhe tërë këtë e ka pasuruar me dhjetëra urime, shokët e mi më kanë vënë emrin ‘peshk’, më kanë ngacmuar vazhdimisht dhe më kanë dërguar zemra. Është dashur shumë kohë për t’u këndellur nga kjo dhe të kthej burrërinë time”, është ankuar një përdorues tjetër i Facebook-ut. / zeri / Kekompjuter /
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter