Postimet e fundit :

Fotoaparat apo celular me fotoaparat


Me pak njohuri dhe pak aftësi në treg mund të gjeni celularë me fotoaparate cilësore, me çmime mjaft të volitshme me të cilët mund të bëni fotografi të shkëlqyeshme, dhe me këtë rast me vete mos të mbani çantën e veçantë, dhe shpesh të madhe, e cila është e mbushur me pajisje për fotoaparat.

Larg është kjo nga SLR fotografitë, por të gjithë jemi dëshmitarë që në vitet e fundit mundësit e fotografimit të telefonave celularë jo rrallë herë i tejkalojnë mundësitë e fotoaparateve klasik të cilët shumica i kanë në shtëpitë e tyre.

Njohja e personit, shkëmbimi i përmbajtjeve

Shembulli më i mirë për këtë është Nokia N8 i cili dy vitet e fundit drejtpërdrejtë është duke u shtyrë, pra është duke i bërë konkurrencë pikërisht pajisjeve të këtilla që shërbejnë për fotografim.

Përparësitë shtesë të celularëve të këtillë është kryesisht ekrani shumë më i mirë në të cilin mund të shihni çfarë fotografi keni realizuar, nga e cila mund ta vlerësoni a ju pëlqen apo jo, pastaj teknologjia sikur e njohjes, dallimit, të fytyrës, madje edhe e personit (Nokia N9), dhe GPS “tagging” dhe redaktimi i “tagg-ëve” me ndihmën e tastierës së vendosur apo asaj “onscreen”.

Mos ta harrojmë edhe “instant” shkëmbimin, ndarja e përmbajtjeve të realizuara nëpërmjet “Bluetooth-it”, e-mailit dhe vendosja e thjeshtë e fotografive në rrjetet e shoqërore, dhe kjo më së shpejti drejtpërdrejtë nga galeria e pajisjeve.

Realizimi i HD dhe FullHD videove

Përveç fotografimit sot standard është që celularët e njëjtë të kenë edhe mundësinë realizimit të HD video përmbajtjeve, ndërsa qe më shumë se një vit kanë filluar të arrijnë modelet me procesorë më të fuqishëm dhe algoritme, të aftë të realizojnë videon FullHD.

Këtu vlen të përmendet edhe cilësia të cilën e mundëson, Nokia 808 me kamerën e saj prej 41 megapikselë e cila është mjaft adekuate si për amatorë ashtu dhe për profesionist dhe çka është më e rëndësishmja kjo mund të përdoret shumë lehtë, pra nuk të nevojitet ndonjë njohje e madhe në teknologji.

Në fund mund vetëm të shtojmë: çka mendoni ju, a ju nevojiten dhe a do të zëvendësojnë fotoaparatet në celularë në tërësi ata klasik, të cilët kërkojnë nga ju “të drejtoheni dhe mos të lëvizni”?
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter