Postimet e fundit :

Pse ju braktisin miqtë në “Facebook”


Sipas rezultateve të anketës të cilën e realizoi “MN Insight”, mënyra më e mirë që të hiqni qafe miqtë nga rrjeti më i popullarizuar “Facebook”, pra që t’i detyroni ata që t’ju braktisin, janë komentet e padëshiruara (55 për qind), statuset dëshpëruese (23 për qind), mungesa në komunikim (20 për qind) dhe komentet politike (14 për qind).

Femrat më së lehti mund të shokohen me shkrimin e porosive të cilat nuk u pëlqejnë, derisa meshkujt nuk do të dëshironin që në mesin e miqve të tyre të gjendet personat të cilat kërkojnë “viktima” që t’u “shesin” diçka.

Disa përdorues të “Facebook-ut”, sidomos ata të cilët kanë numrin e madh të miqve, nuk dëshirojnë që të kontaktohen shpesh apo që miqtë e tyre të publikojnë numrin e madh të statuseve.

Mënyra më e mirë që të rritet numri i miqve në “Facebook” është që të dilet dhe të takohen njerëzit në jetën reale. Kjo është arsyeja kryesore në 82 për qind të rasteve nga të cilët përdoruesit e rrjeteve shoqërore vendosin të përfshijnë dikë “në mesin e miqve të tyre”.

Rezultatet që dolën nga kjo anketë janë mjaft të dobishme për të gjithë përdoruesit e “Facebook-ut”, të cilët duhet të kenë kujdes me sjelljet e tyre nëse nuk dëshirojnë t’i braktisin nga rrjeti shoqëror./zeri/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter