Postimet e fundit :

Gjithnjë e më shumë po flitet për mini iPad-in


Kompania e njohur “Apple” është duke menduar për versionin më të vogël të iPad-it, me diagonalen e ekranit 7.85 inç (19.9 centimetra) dhe rezolucionin e njëjtë sikur edhe iPad 1 dhe 2, 1024x768 pikselë. Së paku këtë e konfirmoi për mediet John Gruber, pronari i faqes “Daring Fireball”.

Me ekran tjetër

Kjo pajise nuk do ta kishte qartësinë e njëjtë të shfaqjes sikur që e ofron retina në versionin e fundit të tablosë së njohur, por me 163 pikselë për inç megjithatë do të ofronte diçka më shumë sesa paraardhësi i vjetër, ndërsa me këtë rast nuk do të duhet të ndërrohen dhe të përmirësohen aplikacionet.

Në numrin e madh të spekulimeve që thuhen për versionin e ri të tablosë së “Apple-s”, kjo veçohet për atë që paralajmëron ndryshimin e karakteristikës kryesore të cilën kjo kompania përndryshe nuk është e prirë ta prek, madhësinë e ekranit. Deri më tani iPad-ët nuk janë larguar nga 9.7 inç, edhe pse konkurrenca kishte ofruar dhe provuar madhësi të ndryshme.

A do të del në treg?

A ekziston vërtetë një tablo e këtillë në laboratorin në Cupertino? Plotësisht e mundur. “Apple” sigurisht provon prototipa të ndryshme të produkteve para se të vendos për versionin që do ta hedh në treg. A do ta shoh mini iPad dritën e ditës?

Bazuar në dominimin e madh në treg që iPad momentalisht e ka, dhe e cila në masë të madhe e përcakton çka kërkohet dhe çka pritet nga tabloja, vështirë është të mendohet që do të paraqitej nevoja që kjo kompani të zgjeronte gamën e saj të prodhimeve me ndonjë produkt të ri.

Por tregu ndonjëherë di të jetë i paparashikueshëm dhe sipas asaj që po ofrohet dhe po kërkohet në tregun e teknologjisë është shumë e mundur që një pajisje e këtillë shumë shpejt të gjendet në duart e blerësve./zeri/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter