Postimet e fundit :

Paditet për shkak të Street View


Kompania “Google” është e detyruar të paguajë 25 mijë dollarë gjobë për shkak të pengimit të hetimit për të dhënat që i mbledhë për projektin Street View. Rregullatori amerikan “Federal Communications Commission” e gjobiti “Google-n” pasi që mbledh të dhëna personale pa leje dhe me qëllim nuk bashkëpunon në hetim.

Të dhënat diskutabile janë mbledhur gjatë vitit 2007 dhe 2010 me ndihmën e automobilave të cilët silleshin nëpër qytetet amerikane. Me siguri të ngjashëm janë parë edhe në rrugët tona.

Problemi është në atë që përveç incizime të rrugëve dhe vendeve tjera publike, janë mbledhur edhe të dhëna të rrjeteve të pambrojtura, duke përfshirë lokacionin, emërtimin dhe në disa raste edhe përmbajtjeve tjera duke përfshirë edhe e-postën, fjalëkalimet e të ngjashme./zeri/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter