Postimet e fundit :

Intel me tablet 7-inçësh për 200 dollarë

Inteli ka zgjeruar familjen e pajisjeve të dizajnuara për shfrytëzim në mësonjëtore anembanë botës.
 Netbookut Classmate Convertible tani i është bashkuar Studybook, tableti i përforcuar 7-inçësh me sistem operativ Windows 7 ose Android dhe softver të specializuar për mësim. Inteli nuk planifikon të prodhojë pajisjen por do ta licencojë dizajnin referent i cili përfshin ekranin 1024x600, procesorin Atom Z650, të paktën 1 GB RAM, kamerën e pasme dhe të përparme dhe setin e porteve I/O – microSD/SIM, USB 2.0 dhe HDMI. Plastka nga e cila është punuar është shumë e fuqishme për të duruar kushte terreni të shfrytëzimit, ndërsa peshon diç më shumë se gjysmë kilogrami.

Inteli planifikon që prodhuesit e Studybook do të mund ta ofrojnë atë për një çmim prej 200 dollarësh ose edhe më të ulët, por tani për tani nuk bëhet fjalë për ndonjë datë potenciale kur mund të jetë në dispozicion. Ndërsa deri tani janë shitur 7 milionë copë të Classmate të sipërpërmendur. /koha/kekompjuter
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter