Postimet e fundit :

Ju paralajmëron për qëndrimin jo të drejtë


Kush thotë që qëndrimi ulur para kompjuterit duhet gjithqysh të jetë i dëmshëm shëndetin? Monitori i ri i “Philips-it”, ai ErgoSensor e përdor censorin me të cilin mbikëqyr qëndrimin e trupit të përdoruesit dhe e paralajmëron kur nuk është i ulur si duhet, pra jo drejtë, njoftojnë mediet e huaja.

Ky ekran LCD prej 24 inç e ka të vendosur CMOS censorin i cili mund të masë largësinë tuaj nga ekrani dhe këndin në të cilin jeni duke mbajtur qafën derisa jeni të ulur para kompjuterit.

Përveç që ju ndihmon në qëndrimin e drejtë të trupit, ekrani do t’ju rekomandojë që pak të shëtisni kur të kaloni një kohë të gjatë para kompjuterit. Censori po ashtu e matë largësinë ndërmjet bebëzave e pajisjes që të mund të përcaktojë se a jeni të ulur në largësinë adekuate nga ekrani.

Edhe vetë ekrani është bërë në mënyrë ergonomike, kështu që duke u ngritur dhe ulur mund lehtë t’i përshtatet secilit përdorues. Së bashku me të gjithë këtë, ky monitor nuk kujdeset vetëm për shëndetin tuaj dhe por edhe për rrethinën, përkatësisht llogarinë tuaj për rrymë, pasi që automatikisht fiket kur të largoheni nga ai.

Po ashtu është bërë nga 65 për qind plastika e ricikluar si dhe e ka ndërprerësi me anën të të cilit në tërësi mund ta fikni që mos të harxhojë energji elektrike. Ky ekran është në dispozicion në Bashkimin Evropian për një çmim prej 285 euro./zeri/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter