Postimet e fundit :

Lenovo IdeaPad S2019 me ekran IPS


Tabloja Lenovo IdeaPad S2019 ka marrë ekran të njëjtë sikurse iPad 2. Bëhet fjalë për dimensione dhe kualitet praktikisht të njëjtë – madhësia është 9.7 inç dhe ka ekran me kualitet IPS me ndjeshmëri më të madhe të këndit të shikimit, derisa dimensioni 4:3 nuk është Widescreen.

Rezolucioni i ekranit IPS është 1024x768 piksel. Anash e gjeni kamerën 1.3MP, ndërsa aty janë edhe porti microUSB, pastaj porti micro HDMI video dhe ai për microSD. Për zërin kujdesen katër zmadhues zëri me tinguj SRS Trumedia, çka është interesante, pasi tablotë kanë kryesisht zërim të dobët, duke përfshirë edhe mikrofonin.

IdeaPad S2019 ndjeshëm mund të konkurrencën në këtë fushë, sepse zëri është i plotë dhe i shkëlqyeshëm, posaçërisht basi.

Është dizajnuar në mënyrë të thjeshtë, me përfundime metalike, është i hollë vetëm 8.9 milimetra, ndërsa duke marrë parasysh se tablotë e deritanishme të Lenovo-s kanë punuar në platformën Nvidia Tegra 2, supozojmë se ky model si gjeneratë e re do ta ketë platformën Tegra 3./zeri/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter