Postimet e fundit :

LG përgatit konkurrent të Galaxy S3


Sipas shkrimeve në internet, LG po përgatit modelin e saj më të përparuar të telefonit të mençur, i cili në treg pritet t’i bëj konkurrencë Smartphone-it të Samsung-ut, Galaxy S3.

Emri i koduar i këtij telefoni është D1L, ndërsa sipas thashethemeve që janë përhapur, ai pritet të ketë ekran 4.7 inç me rezolucion 1280 x 720 piksel dhe do të punoj me procesor 1.5GHz me dy bërthamë Qualcomm Snapdragon.

Ky telefon pritet të punoj në sistemin operues të Google-s Android, versionin e fundit Ice Cream Sandwich, ndërsa do të ketë edhe mbështetje për rrjetin 4G LTE.

Nga LG kanë konfirmuar se janë duke punuar në një telefon të mençur me emrin D1L, por nuk kanë dhënë kurrfarë detajesh rreth tij. Dhe nëse u besohet raporteve të deritanishme, LG këtë telefon pritet ta prezantojë gjatë muajit maj./zeri/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter