Postimet e fundit :

Samsung Galaxy Note Pink, për dama


Pasi kanë shitur mbi 5 milionë copë të modelit të tablosë Galaxy Note, në Samsung kanë ardhur deri te ideja që të bëjnë një version ndryshe, me ngjyrë më të butë. Bëhet fjalë për modelin Galaxy Note Pink, i cili u dedikohet vetëm femrave. Edhe vetë Galaxy Note shumë shpejt ishte shitur, ndoshta edhe më shpejt se sa që kishin shpresuar në Samsung.

Në fund të shkurtit të këtij viti, shifra e shitjes kishte arritur në 2 milionë copë, ndërsa në fund të marsit në 5 milionë. Ndoshta nuk do të duhej të flisnim për karakteristikat e këtij modeli, pasi ato tashmë dihen, por prapë ne do t’i përmendim ato më kryesoret.

Galaxy Note Pink posedon ekran 5.3 inç me rezolucion 800x1280 piksel, ndërsa këtë model mjaft atraktiv, e lëviz procesori me dy bërthamë Exynos. Kamera e tij është me rezolucion 8 MP, pastaj posedon lapsin për aplikacionet S Pen, lidhjet Wi-Fi dhe Bluethooth, portet për USB, e shumëçka tjetër.

Memoria e kësaj pajisjeje, është 16GB, por e cila përmes portit për microSD, mund të rritet deri në 32GB. Gjithsesi se kjo pajisje do të jetë një magnet i vërtetë për damat me shije./zeri/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter