Postimet e fundit :

Vjen Alienware më i shpejtë


Në fund të këtij muaji, Dell fillon me shitjen e versionit të ri të laptopit 18.4 inç, Alienware M18X R2. Tashmë janë zbuluar specifikat e këtij laptopi që u dedikohet adhuruesve të videolojërave, i cili me performancat e tij, do t’i kënaqë edhe përdoruesit më kërkues.

Oferta e procesorëve ashtu siç është pritur bazohet në versionet e fuqishme të Intel-it, Ivy Bridge, ku për blerësit në dispozicion do të jenë Core i7-3610QM (2.3 GHz), Core i7-3720QM (2.6 GHz) dhe Core i7-3820QM (2.7 GHz). Kapaciteti i memories punuese është 2, 4 apo 8 GB, ndërsa mund të zgjidhet mes DDR3 me takt pune 1.600 apo 1.866 MHz.

Ekrani i integruar me diagonale 18.4 inç, ka rezolucion të plotë HD, derisa për shfaqjen e grafikës do të jenë përgjegjës GeForce GTX 660M, GeForce GTX 675M në mënyrën e punës SLI dhe Radeon HD 7970M në CrossFire.

Ofertën e hard-disqeve e përbëjnë ata me kapacitet 500 apo 750 GB apo SSD me 256 apo 512 GB (Samsung PM830), respektivisht ai i Micro-s, C400 me kapacitet 512 GB. Është i mundur përdorimi i SSD-ve më të vegjël prej 32 apo 64 GB për bërthamat SATA, ndërsa si opsione për këtë model dhe blerësit e M17X R4, do të jetë edhe kartela WiHD për Streaming Video pa tel në marrësin Wireless HD. Çmimet tani për tani nuk dihen./zeri/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter