Postimet e fundit :

Tegra 4 në 2 GHz?



Ditë më parë në Internet rrodhi plani zhvillimor i procesorëve Tegra të nVidias dhe nëse mund t’i besohet, fokusi tani për tani mbetet në gjeneratën Tegra3, ndërsa vetëm në fillim të vitit të ardhshëm do të arrijë pasardhësi në formë të gjeneratës Tegra4.

Me të pritet kalimi në mikroarkitekturën më të fuqishme Cortex-A15, ndërsa priten edhe që frekuencat e punës të shkojnë deri në 2 GHz, ndërsa versionet diç më të dobëta mainstream do të kenë frekuenca më të ulëta të punës. nVidia edhe më tutje do t’i mbetet besnike arkitekturës “katër plus një” kur bëhet fjalë për numrin e bërthamave, që shfrytëzuesve nuk u sjellin ndonjë përparësi të dukshme.

Është interesant edhe që kah fundi i vitit të ardhshëm nVidia për herë të parë do të integrojë çipin komunikues LTE në modelin SP3X të procesorit Tegra, që tani për tani është një mangësi e madhe e procesorëve Tegra.

Qualcomm tashmë ka prezantuar modelet e veta Krait Snapdragon S4 me arkitekturë Cortex-A15, me çka fiton një përparësi të madhe në treg, ndërsa pritet edhe që Texas Instruments deri në fund të vitit të prezantojë gjeneratën e vet OMAP5, po ashtu A15, kështu që nVidia do të humbasë përparësinë në treg që e ka fituar me modelet e para quad-core.
 Natyrisht, me kusht që ky plan që ka rrjedhur të jetë i saktë./koha/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter