Postimet e fundit :

Me çipa katërbërthamësh


Desktopët e rinj i kanë procesorët katërbërthamësh Core i5 dhe i7, që janë në mesin e çipave “Intel Ivy Bridge”. Sipas një zëdhënësi të kompanisë, “Acer” do të paraqes laptopët dhe ultrabookët me procesorët e rinj “Core” në javët dhe muajt e ardhshëm.

Kompjuterët e tanishëm personalë vijnë me procesorët “Core” të gjeneratës së dytë të “Intel” të quajtur “Sandy Bridge”, që ishin paraqitur në fillim të vitit 2011. “Acer” tha që testet treguan që procesorët “Ivy Bridge” mund të ofrojnë më shumë se 20 për qind të përmirësimeve të funksionimin e CPU-së dhe 30 për qind përmirësime në funksionimin e grafikës.

Desktopët do të vijnë me opsionet e çipave të veçantë grafikë nga “Nvidia” dhe pajisjet “Advanced Micro” për të përmirësuar edhe më tej funksionimin grafikës.

“Acer” tashmë i ka paraqitur ultrabookët Aspire S5 më herët gjatë këtij viti me çipat “Ivy Bridge”, duke thënë që oferta për procesorët e rinj ofrojnë funksionim më të mirë teksa mbrohet jetëgjatësia e baterisë./zeri / kekompjuter /
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter