Postimet e fundit :

“Wikipedia”, e mbushur me gabime


Edhe përkundër paralajmërimit të ekspertëve, por edhe vetë themeluesve, që “Wikipedia-n” duhet ta shfrytëzojmë vetëm si “pikë fillestare”, vendin në të cilën mund të gjenden informata themelore për ndonjë temë, miliona njerëz në tërë botën marrin të dhëna nga kjo “online” enciklopedi si “plotësisht të sakta”.

Që një qasje e këtillë nuk është e mirë e konfirmoi edhe hulumtimi i ri të cilët e zhvilluan ekspertët amerikanë, të cilët konfirmuan se 60 për qind e shkrimeve në “Wikipedia” përmbajnë gabime. Hulumtimi është zhvilluar që të fitohet informacion më i saktë se në çfarë mase njerëzit e punësuar në kompani e shfrytëzojnë “Wikipedia-n” që të informohen për partnerët biznesor, njoftojnë mediet e huaja.

Marrë parasysh në konceptin e “Wikipedia-s” i cili nënkupton që të gjitha tekstet mund t’i rregullojnë pak a shumë të gjithë, dhe se besueshmëria në të dhëna bazohet në intervenimet e vetë përdoruesve, gjendja nuk është edhe aq befasuese.

Kësaj deri diku i kontribuojnë edhe administratorët e “Wikipedia-s” të cilët relativisht ngadalë reagojnë në eliminimin e gabimeve të cilat arrijnë nga përdoruesit. Duhet cekur se, “Wikipedia” është faqja e gjashtë më e vizituar në internet, kështu që shumica e shfrytëzojnë për qëllimi të promovimit të tyre, por edhe reklamimit të kompanisë./zeri/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter