Postimet e fundit :

Aplikacioni zbulon shëndetin nëpërmjet gjuhës







Ngjyra, forma dhe trashësia e gjuhës mund të jenë sinjale që tregojnë për sëmundjet si gjendja e kolesterinës së lartë, problemeve me shpretkën, mëlçinë ose qarkullimin e dobët të gjakut.


Mjekësia kineze tashmë 5000 vjet diagnostikon shëndetin në bazë të pamjes së gjuhës. Shkencëtarët nga Universiteti Missouri kanë shfrytëzuar këtë dije dhe kanë bërë aplikacionin, i cili në bazë të fotografive të gjuhës zbulon se sa është në fakt i shëndetshëm njeriu, shkruan “The Huffington Post”. E kanë testuar në 263 njerëz, të cilët vuajnë nga gastriti dhe në 48 njerëz të shëndetshëm, përcjell Daily Mail.


Aplikacioni analizon ngjyrën e gjuhës dhe kategorinë, të nxehtë apo ftohtë, e cila ka të bëjë me kategorinë e simptomave dhe jo me temperaturën e trupit. Ngjyra, forma, trashësia dhe pamja e gjuhës tregojnë për probleme të ndryshme të kolesterinës, probleme me mëlçi, shpretkë ose edhe në mungesën e vitaminave dhe mineraleve në organizëm, ka pohuar studimi. Aplikacioni pritet të zhvillohet brenda një viti. 






“Në bazë të gjuhës mund të përcaktojmë shëndetin e brendshëm ose “zheng” çka mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve të ndryshme. Shpresojmë që njerëzit më shpejt do të munden ta përcjellin shëndetin e tyre përmes ueb-kamerave dhe aplikacioneve smartphone dhe në kohë të parandalojnë sëmundjet e ndryshme”, ka theksuar bashkautori i studimit Dong Xu. 






Çfarë zbulon gjuha


Nëse gjuha juaj është e zbehët, kjo mund të jetë shenjë e mungesës së hekurit në ushqimin tuaj. Mungesa e hemoglobinës në gjak, pjesa përbërëse e së cilës është hekuri, nxit pamje të butë dhe të zbehtë të gjuhës. Nëse gjuha juaj është e mbushur me pika të vogla të kuqe të ngjashme me puçrrat, të cilat përndryshe gjenden vetëm në maje të gjuhës, mund të sugjerojnë për mungesë të vitaminës C në ushqimin tuaj.


Ngjyra e purpurt e gjuhës mund të jetë shenjë e kolesterinës së lartë, ndërsa më së shpeshti është pasojë e qarkullimit të keq, rrjedhës së gjakut dhe sheqerit të tepërt në organizëm.


Edhe pse shtresa e hollë e bardhë në gjuhë është normale, shtresa e trashë mund të paraqesë infeksion kërpudhor, i cili më së shpeshti paraqitet në pjesët e nxehta dhe të lagura të trupit. 


Gjuha e thatë dhe mungesa e lagështisë në gojë është shenjë e gjëndrave të ënjtura të pështymës.






Çfarë sugjeron forma e gjuhës...


•    Gjuha lehtësisht e ënjtur apo e fryrë tregon problemet me shpretkën.


•    Gjuha e hollë mund të jetë shenjë e qarkullimit të keq të gjakut.


•    Nëse skajet e gjuhës janë të përvjela dhe në to shihen gjurmë të dhëmbëve, kjo mund të sugjerojë për probleme me mëlçinë.


•    Të çarat e lehta janë shenjë e qartë e dehidrimit për shkak të nxehtësisë së madhe. /kekompjtuer
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter