Postimet e fundit :

Interneti arrin numër gjigant të adresave





Washington, 7 qershor - Interneti ka shënuar një hap gjigant, raporton CNN duke arritur nga 4.3 miliardë adresa unike në 340 undecillion (që është 340 trilionë trilionë trilionë). 


CNN raporton se interneti po mbaron hapësirën e adresave. Pajisjet e reja thjesht nuk do të jenë në gjendje të krijojnë lidhje.


Për të parandaluar një gjë të tillë, Internet Society një organizatë që vendosë  standardet globale me seli në Gjenevë,  dhe Reston, Va, kanë punuar për vite me rradhë për të nisur një protokoll të ri të Internetit (IP) të quajtur IPv6. 


IP është një standard i komunikimit global që përdoret për lidhjen e pajisjeve së bashku.


Çdo pajisje në rrjet – kompjuteri juaj, smartphon-i, laptop-i, tableta- kanë nevojë për një adresë unike IP.


Me IPv6, tani ka kombinime të mjaftueshme të IP-ve për secilin në botë, që të kenë miliarda e miliarda IP adresa për çdo sekondë të jetës së tyre.


Kjo tingëllon si një sasi e paimagjinueshme e madhe, por është e nevojshme, sepse numri i pajisjeve të lidhura është afër eksplodimit.


Nga viti 2016, Cisco (CSCO, Fortune 500) parashikon se do të jenë tri pajisje rrjeti për person në tokë.


CNN thotë se këtu nuk bëhet fjalë vetëm për smartphon-in apo tabletën, por edhe lavatriçet, automjetet dhe gjësnedet tjera do jenë të lidhura me internet.


Secila nga këto gjëra ka nevojë për një IP adresë/.kekompjtuer
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter