Facebook bashkëpunon ngushtë me prodhuesit e pajisjeve smartphone me qëllim që edhe vetë të ofrojë një telefon të tillë, pohon The New York Times. Hyrja e Facebookut në tregun e aparateve smartphone është vetëm çështje kohe, thonë burimet.
Kompania e cila qëndron prapa rrjetit më të madh shoqëror thuhet se tashmë është duke punësuar ekspertë për zhvillim të aparateve smartphone, kryesisht ish-inxhinierë të Apple. Qëllimi i kësaj kompanie është të ofrojë telefon mobil nga forcat e veta, edhe pse thashethemet thonë që Facebook vetëm do të duhej të ‘pagëzojë’ emrin e vet në telefonat e HTC-së.
Thuhet që veç CEO i Facebook, Mark Zuckerberg, është i interesuar
për të hyrë në tregun e telefonave mobilë. Kjo kompani mëton të kapitalozojë
rritjen e rëndësisë së pajisjeve mobile, dhe të bëhet prodhues i dalluar në tregun e stërngarkuar të pajisjeve smartphone./kekompjtuer
Post a Comment