Prishtinë – Një grup hakerësh serbë të njohur me nofkën @aHcSecurityTeam kanë hakuar Ueb faqen e kompanisë së Fisnik Ismailit, anëtarit të lëvizjes VETËVENDOSJE!
Adresa www.ogilvyks.com, e cila është pjesë zyrtare e kompanisë me famë botërore, Ogilvy, është hakuar gjatë ditës së sotme, në të cilën serbët kanë postuar flamurin serb dhe kanë lënë një porosi “Mbështetje serbëve në Kosovë dhe Metohi” dhe i kanë ftuar vizitorët t’i përcjellin këta hakerë në Twitter “@aHcSecurityTeam”.
Në fund të fotografisë së postuar nga serbët, janë vendosur disa linqe me përmbajtje, tashmë propaganduese të serbëve. Ndër të tjera, janë vendosur linqe për “Krimet e UÇK-së”, “Faktet e UÇK-së”, “Kasapi Hashim Thaçi”, Histori të “Kosovës e Metohisë” dhe adresën e Rezolutës 1244.
Në fotografinë e postuar janë shënuar emrat e hakerëve: StRoNiX, m1l05, T0r3x & EsC.
Në një prononcim për PCWorld Albanian, Fisnik Ismaili deklaroi “se sapo kishte kuptuar se i është hakuar faqja dhe se ka angazhuar dikë për t’ja rikthyer atë”.
Lufta virtuale mes hakerëve serbëve dhe shqiptarëve po vazhdon tashmë më shumë se një dekadë. Vetëm gjatë 2 viteve të fundit, numri i hakimeve të ndërsjella ka shënuar rritje drastike. Së fundmi, hakerët e identifikuar si “KHG – Kosova Hackers Group” kishin hakuar Ueb faqen e qeverisë së Serbis
Post a Comment