Postimet e fundit :

Si të bllokoni Ueb faqet pornografike në kompjuterin tuaj


Nëse keni fëmijë në shtëpi të cilët kalojnë një pjesë të madhe të kohës duke shfletuar në Internet, atëherë ekziston mundësia që ata të vizitojnë edhe faqe që kanë përmbajtje për të rritur që ju definitivisht nuk do të dëshironit që ata t’i vizitonin.


Sidoqoftë, është pothuajse e pamundur që prindi të vëzhgoj të gjitha gjërat që i viziton fëmija në kompjuter, kështuqë, ju keni nevojë për një zgjidhje që funksionon në prapavijë edhe nëse ju nuk jeni afër fëmijëve.


Ekzistojnë shumë opsione për të bllokuar faqet pornografike në kompjuterin tuaj. Për shembull, ju mund të merrni disa programe bllokuese të faqeve (NetNanny për shembull) që vëzhgojn veprimtarinë e fëmijëve tuaj në kompjuter dhe automatikisht do t’i ndaloj ata t’i vizitojnë faqet e tilla.


Si të bllokoni faqet pornografike duke përdorur OpenDNS FamilyShield


Hapi i parë: Vizitoni faqen  opendns.com . Klikoni në Sign up në mënyrë që të regjistroheni për ta përdorur shërbimin OpenDNS FamilyShield. Mbajeni në mend që është falas dhe që llogaria ju ofron edhe disa opsione për të konfiguruar filtrimin.


Pastaj duhet të shkruani një email adresë për të marrë përditësime, ose të klikoni për të vazhduar më tej pa u regjistruar fare.


Hapi i dytë: Do të ju kërkohet se ku dëshironi ta vendosni FamilyShield. Ne do të ju këshillonim që ta vendosnit atë në ruter, pasiqë kështu automatikisht do të ishte aktiv për të gjitha pajisjet që lidhen përgjatë ruterit tuaj në Internet. OpenDNS paraqet një listë të ruterëve për të cilët kanë edhe udhëzime. Nëse nuk mund ta gjeni modelin tuaj të renditur më poshtë, atëherë zgjidhni linkun për udhëzimet e përgjithshme të ruterit.


Pastaj mund ta vendosni “Mburojën e Familjes” në kompjuterë individual, telefonë celular dhe poashtu edhe pajisje tjera.


Hapi i tretë: Varësisht nga përzgjedhja juaj, do të merrni udhëzimin për të rregulluar OpenDNS Family Shield. Ju faktikisht keni nevojë që të bëni një ndryshim të vogël në konfigurimin e ruterit tuaj për të rregulluar gjithçka. Për këtë, ju nevojitet të hapni ndërfaqen e administratorit të ruterit në një shfletues të Uebit.


Hapi i katërt: Sapo ta keni vendosur mirë FamilyShield, ju mund ta testoni atë në faqen përfundimtare të rregullimit. Në këtë mënyrë, të gjitha pajisjet që lidhen me ruterin tuaj janë të mbrojtura nga një llojllojshmëri e gjërave, duke përfshirë:


-Qasjen në faqet për të rritur


-Uebfaqet mashtruese që provojnë të vjedhin fjalëkalimet dhe informacionin personal


-Lloje të tjera të faqeve si ato akademike, apo për lojëra që në fakt janë mashtruese


Tani përfundimisht i keni vënë kompjuterit tuaj një mbrojtje shtesë për të ruajtur familjen tuaj nga gjërat e dëmshme në Internet/kekompjuter
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter