Postimet e fundit :

Obama urdhëroi sulmet Stuxnet ndaj Iranit


E përditshmja amerikane Nju Jork Tajms, thotë se krimbi i zhvilluar nga agjensitë amerikane dhe izraelite kishte objektiv programin nuklear të Iranit.

Sipas raportit të gazetës thuhet se presidenti Barack Obama kishte urdhëruar sulmet Stuxnet ndaj Iranit në përpjekje për të ngadalësuar zhvillimin e programit nuklear.

Tajms, duke cituar burimet anonime, raportoi se qysh në ditët e hershme të ardhjes së tij në pushtet, Obama përshpejtoi sulmet e filluara nga administrata e George W. Bush. Krimbi Stuxnet, që thuhet se është zhvilluar nga Izraeli dhe ShBA-të, u nis drejt kompjuterëve iranian në mesin e vitit 2010, duke kompromituar të gjithë kompjuterët e lidhur në Internet.

Obama kishte mendur anulimin e sulmeve kibernetike, pasi Stuxnet kishte filluar kompromitimin e kompjuterëve tjerë, por megjithatë, vendosi që të vazhdoj me programin, thotë raporti i Tajms. Krimbi Stuxnet erdhi si përpjekje e përbashkët amerikano- izraelite që për objektiv kishte programin nuklear të Iranit, shton Tajms. Gazeta thotë se ka intervistuar zyrtarë amerikanë, izraelit dhe europianë që ishin të përfshirë në programin e sulmit kibernetik.

Stuxnet ishte zbuluar në korrikun e vitit 2010, kur një kompani sigurie nga Bellorusia e kishte detektuar krimbin në kompjuterët që i përkisnin një klienti iranian. Koncenzusi i ekspertëve të sigurisë në atë kohë ishte që Stuxnet ishte ndërtuar nga një sulmues i sofistikuar, nga një shtet I fuqishëm, dhe ishte dizajnuar që të shkatërroj diçka të madhe, si reaktorin nuklear të Iranit. Ekspertët e sigurisë që e ekzaminuan krimbin, thanë që ai kishte vendosur kodin e vet në sistemet e instaluara të softuerëve të Siemens.

Sidoqoftë, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë refuzoi të komentoj raportin e Nju Jork Tajms.

Obama kishte paraqitur shqetësimet e tij që programi Stuxnet, i koduar si Lojërat Olimpike, do t'i frymëzonte shtetet tjera, terroristët dhe hakerët që të pëdorin sulme të ngjashme, por kishte ardhur në përfundim që Amerika nuk kishte ndonjë opsion tjetër kundër Iranit, deklaron Tajms.

Tajms më tutje shton se qëllimi i këtyre sulmeve ishte qasja në kompjuterët industrial të uzinës nukleare të Iranit. Raporti vë në pah se prapa këtij sulmi qëndrojnë Agjensia Kombëtare e Sigurisë së Shteteve të Bashkuara dhe shërbimi sekret izraelit.

Megjithatë, ky lajm nuk e befasoi Snorre Fagerlandin, një analist virusësh në Norman, kompani e sigurisë së IT-së nga Norvegjia. Ai tha se krimbi Stuxnet është shumë më kompleks dhe më i sofistikuar sesa sulmet paraprake, dhe për krijimin e një krimbi të tillë janë nevojitur shumë burime.

Fagerland tha se për të shkruar Stuxnet, është nevojitur një skuadër prej 10 deri në 20 anëtarësh.

Fagerland deklaroi se raporti për involvimin e Shteteve të Bashkuara mund të qoj në rritjen e sulmeve kibernetike. "Kjo gjë do t'i bëjë të tjerët të mendojnë se, pasiqë ata po bëjnë gjëra të tilla, pse nuk mundemi edhe ne të veprojmë njëjtë?"

Ai shtoi se, derisa shumë shtete mund të kenë aftësi mbrojtëse kundër sulmeve kibernetike, ato duken të jenë "më pak të organizuara" sesa skuadra që ka zhvilluar krimbin Stuxnet/kekompjuter

Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter