Prishtinë, 7 qershor - Ju kujtohet muaji prill? Eshtë pikërisht muaji kur iPhone-t e shqiptarëve filluan të flisnin gjuhën shqipe, dhe e gjitha kjo duke ju falënderuar stafit të iPhone-SHQ
Ky është vetëm një përditësim i versionit paraprak të gjuhës shqipe për iPhone, i cili kishte disa gabime në përkthim, në krahasim më versionin e dytë, i cili është shumë më i avancuar dhe punon vetëm në versionin iOS 5+, që do të thotë, mund ta përdorin përdoruesit e iPhone 3GS, dhe iPhone 4 të cilët përdorin versionet e reja të sistemit operativ iOS.
Përkthimi i iPhone në gjuhën shqipe është mundësuar nga Ardit Krasniqi (ArditK) dhe Taulant Bytyqi (TaulantB).
Nëse ju pëlqen puna e stafit të iPhone-SHQ.com, atëherë ju mund t’i ndihmoni ata të ecin edhe më përpara, duke dhuruar donacione përmes shërbimit PayPal./kekompjuter
Post a Comment