Postimet e fundit :

ArtScan: fotografoni një poster për të parë trailerin e filmit ose për të dëgjuar një album muzikor!



ArtScan është një aplikacion mjaft interesant, që na lejon të shohim trailerin e një filmi ose të dëgjojmë një album muzikorë thjeshtë duke fotografuar posterin e një filmi apo artisti. Jeni në kinema dhe përpara se të hyni brenda shikoni posterin e një filmi interesant, po nuk dini asgjë rreth atij filmi. Hapni ArtScan, fotografoni posterin dhe në pak minuta mund të shikoni trailerin e filmit direkt nga Youtube, pa pasur nevojë të shkruani asgjë.

Përveç trailerave të filmave, duke fotografuar posterin përkatës, ky aplikacion mund të përdoret edhe për muzikën. Pasi ti bëni një foto kopertinës së një albumi ose posterit të një artisti, aplikacioni do ju ofrojë disa informacione rreth diskografisë dhe disponueshmërisë të atij albumi në iTunes, përveçse të gjej këngët direkt në YouTube.

Nga provat e bëra, ArtScan funksionon mjaft mirë sidomos me posterat origjinal USA dhe me albumet e huaj. Edhe informacionet janë të disponueshme vetëm në gjuhën angleze. Shpresojmë që zhvilluesit të përmirësojnë disi databejzin dhe funksionet e këtij aplikacioni.

ArtScan është i disponueshëm në App Store me çmimin 1,59€. Është kompatibël me iPhone, iPod touch dhe iPad. Kërkon iOS 4.0 ose më të ri./kekompjuter
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter