Postimet e fundit :

Apple publikon rezultatet financiare



 $35 miliard fitime, janë shitur 26 milion iPhone, 17 milion iPad dhe 4 milion kompjuter Mac


Gjatë ditës së djeshme Apple ka publikuar rezultatet fiskale të tremujorit të tretë të vitit 2012, duke njoftuar 8.8 miliard dollarë fitime, një shumë më e vogël se sa parashikimet e vetë kompanisë. Shuma e përgjithshme e përfituar nga shitjet e produkteve të saj në mbarë globin, kryesisht si iPhone dhe iPad plot 35 miliard dollarë në gjashtë-mujorin e parë të këtij viti, 6.4 miliard më shumë se sa e njëjta periudhë e një viti më parë.


Produkti i ri iPod pësoi një rënie të shitjeve me 10 përqind, ndërsa shitjet e kompjuterave Mac u rritën me 2 përqind. Sa i përket shitjeve të iPhone, Apple deklaron se në këtë 6-mujor shiti 26 milion pajisje, e përkthyer në përqindje 28 përqind më shumë, por më e ulët se sa parashikimet. Rritjen më të madhe në krahasim me vitin e kaluar e ka patur tableti iPad, plot 84 përqind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.


“Ne jemi të tronditur nga shitja rekord e 17 milion iPad në 6 muajt e parë të këtij viti”, pohoi kreu i  Apple, Tim Cook duke shtuar: kompania do të hedhë në treg të mërkurën (dmth sot) sistemin e ri operativ për Mac, “Mountain Lion” si dhe iOS 6 gjatë vjeshtës. 
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter