Postimet e fundit :

Bing Maps me më shumë detaje


Bing Maps së fundi peshon për 165 terabajtë më shumë. Shërbimi kartografik i Microsoftit është pasuruar me fotografi të reja të sipërfaqes së Tokës nga satelitët dhe fluturaket.

Në update të fundit Microsofti ka dyfishuar materialin në disponim – deri më tani Bing Maps kishte në disponim 129 terabajtë të fotografive me rezolucion të lartë. Fotografitë e reja me rezolucion të lartë mbulojnë sipërfaqen e Tokës prej madje 38 milionë kilometrash katrorë, përfshirë rajonet e Amerikës Veriore dhe Jugore, Afrikës, Australisë, Evropës dhe Azisë, thuhet në blogun zyrtar të Bing Maps.

SHBA është mbuluar në tërësi me fotografi ajrore, ndërsa projekti Global Ortho tani për tani është rreth 85 për qind deri tek caku përfundimtar. Sipas paralajmërimit, Evropa do të mbulohet në tërësi në vjeshtë, ndërsa fotografitë do të vendosen në servis dhe do të publikohen deri kah fundi i këtij viti./koha/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter