Postimet e fundit :

Polaroid për epokën digjitale


Polaroidi ka prezantuar fotoaparatin digjital me mundësi të krijimit të fotografive në letër. Bëhet fjalë për modelin Z2300 i cili funksionon në parimin e njëjtë sikurse edhe Polaroidi i vjetër, vetëm që është digjital.

Fotoaparati ka të integruar brenda ZINK shtypësin miniatural i cili shtyp fotografitë me dimensione perj 2 x 3 inçë (5 x 7,6 cm). Fotografitë janë rezistente ndaj ujit, nuk mund të “njollosen” dhe as thjeshtë të avullohen, ndërsa kanë edhe ngjitësin për ngjitje momentale në mur (në murin fizik, jo atë të Facebook). Shtypja e një fotografie zgjat më pak se një minutë.

Shikuar nga ana fotografike, ka senzorin me rezolucion prej dhjetë megapixelësh, ndërsa punën e lehtëson edhe LCD ekrani 3-inçësh i vendosur prapa. Përkrah kartelat memorike SD me kapacitet deri 32 GB, ndërsa mund të incizoj edhe video.

Polaroid Z2300 pritet të kushtojë rreth 160 dollarë në tregun amerikan. Letrat për shtypje shiten me çmim prej gjysmë dollari copa në paketime prej 30 ose 50 sish./koha/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter