Postimet e fundit :

iPhone 5 do të prezantohet me 7 Gusht gjatë një Keynote special?



Sipas portalit amerikan “Knowyourmobile“, Apple do të prezantojë të shumëpriturin dhe përfolurin, iPhone 5, me 7 gusht, nëpërmjet një keynote të jashtëzakonshëm të organizuar posaçërisht për prezantimin e gjeneratës së ardhshme të smartphone-it të kompanisë Apple.

Për momentin nuk ka asnjë detaj për sa i përket karakteristikave dhe disponueshmërisë: thashethemet e fundit sugjerojnë një smartphone me pjesën e pasme prej alumini dhe një ekran retina më të madh (4 polësh), së bashku me një proçesor të gjeneratës së fundit dhe një chip për teknologjinë NFC. Përveç këtyre karakteristikave teknike, pritet edhe një modifikim për sa i përket dezajnit.

iPhone 5 simbolizon edhe debutimin e iOS 6, të prezantuar me 11 qershor gjatë WWDC 2012, që duhet të sjellë disa të reja interesante për të konkuruar edhe rivalët: Windows Phone 8 dhe Android 4.1. Natyrisht, duke qenë një lajm i pa konfirmuar, ju sugjerojmë ta merrni si një thashethem. Nëse do të kemi ndonjë të re do ju njoftojmë menjëherë.
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter