Postimet e fundit :

Google spiunonte Safarin, rrezikon 22,5 milionë dollarë gjobë!




Wall Street Journal njofton se Google ka spionuar shfletuesin Safari të Apple duke devijuar metodat e sigurisë. Nëse kjo është e vërtetë, Goolgle duhet të paguaj një gjobë të bara bartë me 22,5 milionë dollarë. Dyshimet kanë nisur gjatë muajit shkurt kur kanë vënë re se disa “cookie” ishin fshehur në Safari dhe dikush spiunonte zakonet e përdoruesve të saj.

Google ka vendosur të anashkalojë parametrat për privatësi në browser dhe falë kësaj ka mundur të përcjellë aktivitete në web pa dijeninë e subjekteve të caktuara. Për këtë arsye, gjiganti i kërkimit është në rrezik të dënohet nga gjykata amerikane me dënimin më të madh që mund të jetë dhënë për ndonjë subjekt afarist. Sipas WSJ, dënimi me siguri do të jetë në vlerën e përgjithshme prej 22,5 milionë dollarësh. Google vetëm tetë muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes me FTC-në pë respekt të privacy-së ka shkelur premtimin se përdoruesve nuk do t’ua paraqesë mbledhjen e të dhënave personale më lloj-lloj mënyrash.

Natyrisht, ky dënim është një pikë uji në detin e parave në të cilat noton Google. Duke pasur në pronësi kërkuesin më të madh në botë, e-mail, shërbimin po ashtu gjigant, sistemin operativ mobil më të shfrytëzuar, broëserin po ashtu më të shfrytëzuar të internetit, pastaj edhe rrjete sociale është vështirë të paramendohet se sa informata për secilin shfrytëzues posedon Google.
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter