Versionet e ardhshme të shfletuesit Safari mund të përfshijnë veçorinë “Do No Track” që pamundëson përcjelljen e përdoruesve nga reklamuesit nga tërë uebi.
Kjo veçori për Safari tashmë është paraqitur në lëshimin testues të Mac OS X Lion, raporton Wall Street Journal. Lion do të lëshohet gjatë kësaj vere, por nuk është mjaft e qartë nëse Safari më herët do ta marrë këtë veçori, ose nëse do të jetë veçori edhe përdoruesit e këtij shfletuesi në Windows.
Ndjekja e veprimeve në ueb është bërë si një temë mjaft e nxehtë. Pas një serie të artikujve nga Wall Street Journal që përshkruajtën se si reklamuesit i përcjellin përdoruesit përgjatë tërë uebit dhe ndërtojnë reklama që kanë të bëjnë me këto lloje të profileve, Mozilla e shtoi këtë veçori në Firefox 4 dhe Microsoft e shtoi këtë veçori të mbrojtjes në Internet Explorer 9. Në këtë javë, senatorët John Kerry dhe John McCain paraqitën një fakturë që do t’u kërkonte kompanive që t’ua mundësojnë përdoruesve mundësinë për të mos i shkëmbyer informatat personale.
Post a Comment