Pothuajse para një viti, Windows XP ishte mbreti i kompjuterit personal dhe atë në SHBA me një pjesëmarrje tregu prej 43.1 për qind.
Por gjërat po ndryshojnë me të madhe.StatCounter ka treguar disa detaje të reja që tregojnë se Mac OS X po afrohet ngadalë drejt majës, kurse humbësi më i madh duket të jetë Vista që po vazhdon marshin e vdekjes. Windows 7 sipas statistikave po vazhdon me rritjen rapide dhe po i afrohet pjesëmarrjes së XP-së dhe sipas disa parashikimeve gjasat janë të mëdha që Windows 7 të fitojë kurorën e tregut.
Muajin e kaluar pjesëmarrja e XP-së pësoi rënie në 32.17%, kurse Windows 7 arriti në 30.84 për qind, duke lënë të nënkuptohet se momenti po afrohet – një gjë që Vista asnjëherë nuk arriti ta bëjë. Dhe nëse numrat e hershëm janë për tu pësuar atëherë tejkalimi veçse ka ndodhur. StatCounter thotë se në javën e parë të prillit Windows 7 (në mesin e desktopëve) kishte një pjesëmarrje totale prej 31.71 për qind, kurse XP vetëm 31.56 për qind. Sido që të jetë realiteti, duket se Microsoft ka bindur konsumatorët se më në fund është sigurt të avancohet në sistemin e ri operativ prandaj këtë gjë do të ishte mirë ta bëni edhe ju, nëse veçse se keni bërë.
Post a Comment