Postimet e fundit :

Lenovo IdeaPad Y470p


Lenovo ka prezantuar laptopin 14 inç IdeaPad Y470p, i cili do ta tërheqë vëmendjen e atyre të cilët presin më shumë nga pajisjet e tilla. Konfigurimi standard përfshin procesorin me katër bërthamë të Intel-it Core i7-2670QM me takt pune 2.2 GHz, 8 GB DDR3 memorie dhe hard-diskun 750-gigabajt dhe me rrotullim të pllakës prej 5.400 rpm.

Në krahasim me modelin standard Y470, Lenovo në këtë model ka integruar nën-sistemin grafik, ku atë të vjetrin GeForce GT 520M e zëvendëson ai i AMD-it, Radeon HD 7690 me 1 GB memorie grafike. Ekrani me diagonale 14 inç ka rezolucion prej 1.366 x 768 piksel, ndërsa aty janë edhe regjistruesi DVD, Bluetooth 2.1, bateria me 6-çeli dhe porti HDMI. çmimi i tij fillon prej 799 dollarë./zeri/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter