Për vetëm 59 dollarë, në Kinë ka filluar të shitet tabloja më e lirë në botë me sistemin operues Android 4.0. Bëhet fjalë për modelin HongYuXing, por lajmi i keq është se tani për tani do të shitet vetëm në Kinë.
Përveç që punon në sistemin operues Android dhe që është tepër i lirë, ai punon me procesorin Allwinner A10 dhe me kartelën grafike Mali 400, e cila mund të shfaqet në rezolucion 2160p (më shumë se Full HD).
HongYuXing ka ekran 7 inç me rezolucion 800x480 piksel, senzor G, mbështetje për Flash dhe kamerë në pjesën para./zeri/kekompjuter/
Post a Comment