Postimet e fundit :

Samsung pret Windows Phone 8


Sipas disa burimeve nga Tajvani, këtë vit “Samsung” nuk do të paraqesë pajisje të reja Smartphone të bazuar në Windows Phone 7.5. Fokusi i kompanisë tashmë janë bërë Windows Phone 8 dhe Apollo.

Përkushtimin ndaj sistemit operues mobil të Microsoft-it, e konfirmoi shefi i zhvillimit të produkteve në “Samsung”, i cili tha se kompania është ende mjaft e përqendruar në Windows-at mobilë, dhe se ende kanë në plan produkte nga ai segment.

Gjithashtu, sipas të njëjtit burim, pajisjet e para të këtilla në treg do të paraqiten gjatë këtij viti, ndoshta në muajin tetor. Detajet e pajisjeve për momentin nuk janë të ditura.

Samsung momentalisht ka në shitje Smartphone të bazuar në Windows Phone 7. Më i avancuari Focus S i dedikohet kryesisht tregut amerikan, dhe Omnia W që është në dispozicion në tregun e Evropës./zeri/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter