Postimet e fundit :

Samsung thyen rrekordin e shitjeve me Galaxy S III




Me datë 29 Maj, kur Samsung prezantoi për herë të parë Samsung Galaxy S III, drejtuesit e kësaj kompanie vendosën një pikësynim. Arritjen e shitjes së 10 milion terminaleve deri në Korrik. Ky objektiv është arritur këto 2 ditë nga kjo kompani. Sipas saj ajo ka eksportuar rreth 10 milion pajisje në vënde si Amerika, Europë edhe në shumë shtete të tjera.

Gjithsesi pas prezantimit të Galaxy S III mbi 100 kompani telefonike kanë prenotuar rreth 9 milion Samsung Galaxy SIII dhe ky prenotim është rregjistruar si rekord edhe si dorëzimi më i shpejtë i këtyre porosive, deri në ditët e sotme. Kujtojmë që kur u prezantua iPhone 4S, Apple shiti rreth 4 milion njësi gjatë fundjavës së prezantimit. Gjithashtu, për të shitur 10 milion njësi të Galaxy S II u deshën rreth 6 muaj.

Me arritjen e këtij rrekordi, drejtuesi kryesor i Samsung, Shin Jong Kuyn, është shprehur duke thën që deri në fund të vitit do të bëjmë kontratë për të shitur Samsung S III me mbi 3 mijë kompani telefonike në mbi 147 vënde të botës. Krerët e Samsung kanë menduar, që derisa Apple të prezantoi gjeneratën e 6 të iPhone në Tetor, të arrijnë të shesin mbi 40 milion njësi deri në fund të vitit 2012.


Për 10 milion njësitë e shitura për 55 ditë që nga dita e prezantimit të këtij SmartPhone, i bie që Samsung të ketë shitur rreth 190.000 njësi në një ditë mesatarisht. Në qoftë se do të krahasojmë këtë shifër me shitjet e Apple deri në Marsin e këtij viti, sipas llogarive të kësaj kompanie, shitjet ishin rreth 35.1 milion iPhone të shitur të të gjitha modeleve, që i bie rreth 388.000 iPhone për një ditë.

Sipas analistëve, Samsung ka shitur rreth 50 milionë njësi (të gjitha modelet) deri në muajin Qershor, ndërsa Apple vetëm 30.5 milion njësi. Pra këto shifra i përkasin 4 mujorit të 2. përsa i përket 4 mujorit të tretë, pritet që Samsung të jetë kompania që do të shesi më shumë SmartPhone. Këto shifra tregojnë qartë që situata po ndryshon dhe se Samsung në të ardhmen mund të jetë kompania që do të mbizotërojë tregun e SmartPhone. Kjo gjë vjen edhe nga fakti që iPhone 4S tashmë ka mbi 9 muaj që është në treg dhe duke parë hapat e konkurrentëve, kjo është shumë kohë për të sjellë diçka të re në treg. Gjithses këto të dhëna duhet të shikohen kur Apple të prezanotojë iPhone-in e ri, sepse, sigurisht, Apple nuk do të rri duar kryq e të shikojë hapat e konkurrentëve.
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter